Dortmund përballë një sfide të rëndësishme sonte kundër Monchengladbach

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 19:55
Dortmund përballë një sfide të rëndësishme sonte kundër Monchengladbach

Borussia Monchengladbach pret sonte në Borussia Park skuadrën e Dortmundit

Borussia Dortmund udhëton sonte në Monchengladbach me një formë të luhatshme, derisa në ndeshjen e fundit ata humbën kundër Bayer Leverkusenit me rezultat 2-1.

Në anën tjetër, vendasit e Borussia Monchengladbach janë në një ecuri të mirë me rezultate pozitive ku në pesë ndeshjet e fundit kanë tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Trajneri Terzic i Borussia Dortmund ka startuar sonte me Haaland, Sancho, Reus e Bellingham.

Dortmund për momentin është në vendin e 4 me 29 pikë, derisa Monchengladbach është në vendin e 7 me 28 pikë.

(Kosova Sot Online)