Paris Saint-Germain deklason Montpellier, vazhdon të prijë në Ligue 1

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 23:09
Paris Saint-Germain deklason Montpellier, vazhdon të prijë në Ligue 1

Paris Saint-Germain e ka deklasuar me rezultat 4-0 Montpellier duke vazhduar të prijë në Ligue 1 edhe për këtë javë. Mbappe shënoi dy gola për PSG derisa golin e gjeti edhe Neymar e Icardi.

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë kundër Montpellier duke vazhduar me kryesimin e Ligue 1 edhe për këtë javë në Francë.

PSG e filloi shumë më mirë këtë takim derisa Montpellierit ju vështirësuan punët pasi që në minutën e 19-të, Omlin ndëshkohet me karton të kuq duke e lënë skuadrën mysafire me një lojtarë më pak.

Megjithatë, edhe pse me një lojtarë më pak PSG shënoi vetëm një gol në pjesën e parë.

Ishte një pasim maestral i Di Marias në minutën e 34-të për Kylian Mbappe ku ky i fundit shënon një gol të bukur me parabollë për skuadrën vendase.

Pjesa e parë do të përfundonte me rezultat 1-0.  

Në pjesën e dytë, PSG ishte shumë më e mirë.

Ka mjaftuar një tre minutësh që kampioni në fuqi i Francës të shënonte tre gola.

Neymar do të shënonte golin e dytë në minutën e 60-të me asistimin e Mbappes.

Një minutë më vonë do të shënonte Mauro Icardi pas asistimit të Florenzit.

Mbappe do ta shënonte golin e dytë personal në këtë ndeshje duke shënuar gol në minutën e 63 derisa asistues i tij ishte Icardi.

PSG ka pasur mundësi që të shënonte edhe gola të tjerë por megjithatë Montepellier ia arriti që të mbrohej mirë.

Në fund, PSG mban tre pikë në Parc des Princes dhe vazhdon të prijë me 45 pikë.

(Kosova Sot Online)