Lutfi Haziri për ndeshjen mes Prishtinës dhe Dritës: Uroj për fair-play, a fituesi dihet

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 12:40
Lutfi Haziri për ndeshjen mes Prishtinës dhe Dritës: Uroj për fair-play, a fituesi dihet

Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes së Superkupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës.

Është kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka shkruar për këtë ndeshje, duke ia bashkangjitur një foto nga festa kur Drita kishte fituar titullin e kampionit.

“Në pritje të super ndeshjes për Superkupën e Kosovës, Drita-Prishtina, e cila zhvillohet sot në ora 12:00, në Antalya. Uroj për fair-play, a fituesi dihet” – u shpreh Haziri.

Për herë të parë në histori, ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll luhet jashtë vendit.

Kjo ndeshje luhet në Antalya të Turqisë, atje ku të dy ekipet po përgatiten për stinorin pranveror.

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/5219881128052244

(Kosova Sot Online)