
Brenda tre minutave shënohet goli i parë në ndeshjen Prishtina-Drita

Pas tre minutave është zhbllokuar menjëherë ndeshje e Superkupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës.
Janë kryeqytetasit që kanë kaluar në avantazh qysh në minutën e tretë në ndeshjen që po zhvillohet në Antalya.
Ishte Qëndrim Zyba që gjuajti me kokë pas harkimit të Endrit Krasniqit dhe realizoi për ta zhbllokuar ndeshjen.
(Kosova Sot Online)