Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit: Jemi në shërbim të klubeve dhe askujt tjetër

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 12:47
Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit: Jemi në shërbim të klubeve dhe askujt tjetër

Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës ka reaguar me anë të një komunikate lidhur me akuzat që janë bërë në drejtim të tyre në referimet e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ishte klubi basketbollistik Rahoveci i cili së fundmi u tërhoq nga organizimi i Final 8 për shkak të siç thanë ata referimit skandaloz në ndeshjet ku ata po luajnë.

SHGJFBK reagoi duke qartësuar se punojnë me përkushtim maksimal për çdo ndeshje dhe se janë në shërbim të klubeve dhe askujt tjetër.

Komunikata e plotë:

Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës me anë të kësaj shkrese reagon fuqishëm ndaj akuzave që janë bërë në drejtim të gjyqtarëve nga disa klubet e basketbollit nëpërmes rrjeteve sociale ( faqeve zyrtare ) të cilat ndikojnë negatvisht tek opinioni basketbolldashës. Duam që per hir të korrektësisë të ju njoftojmë që punojmë me përkushtim maksimal për çdo ndeshje duke filluar nga pranimi i nominimit, pastaj PreGame diskutimet para lojës, FeedBack pas lojës, rishikimi i ndeshjes, evaluimi individual dhe komentimi i klipeve. Për të gjitha këto që u cekën më lartë, nuk do të thot se jemi të pa gabueshem, sepse gabimet janë pjesë e lojës nga të gjithë akterët, por që aspak nuk kanë të bëjnë me qëllime të njëanëshne apo tendencioze.Motoja e jone eshte te mesojme nga gabimet te cilat ndodhin ne lojen dinamike te basketbollit. Më të gjithë punën dhe mundin që kemi bërë kemi arritur që nga ky muaj të i licensojm katër (4) gjyqtarë ndërkombëtar FIBA që konsiderohet si një arritur e madhe nga një shtet i vogël siq jemi ne. Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkepunim dhe dialog me SHTBK (Shoqaten e Trenerëve të Basketbollit të Kosovës) dhe i kemi njoftuar me ndryshimet e rregullave të basketbollit ,por nuk lejojmë manipulim të basketbolldashësve përmes rrugëve tjera siq janë mediat apo edhe rrjetet sociale. Duam të potencojm se në të ardhmen e afërtë në rast se ndonje nga klubet vazhdon te drejtoje akuza dhe reagime të pabaza ndaj gjyqtarëve do të jemi të detyruar te selektojmë sherbimet tona nga shoqata jonë e gjyqtarëve të basketbollit. Mos haroni jemi për të ndarë drejtesinë. Jemi në shërbim të klubeve dhe askujt tjetër.

(Kosova Sot Online)