Pjesa e parë: Prishtina në epërsi ndaj Dritës

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 13:05
Pjesa e parë: Prishtina në epërsi ndaj Dritës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Superkupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 2:1 për prishtinasit.

Qysh në minutën e tretë, Qëndrim Zyba realizoi me kokë për epërsinë e parë të “Plisave”.

Dritës iu nevojitën vetëm pesë minuta për t’u kundërpërgjigjur me anë të Kastriot Rexhës. Ai realizoi gol të lehtë pas gabimit të portierit, Eglant Haxho.

Në minutën e 21-të Besnik Krasniqi e riktheu epërsinë, duke e shndërruar në gol penalltinë.

Kjo ndeshje po zhvillohet në Antalya të Turqisë, atje ku të dy ekipet po kryejnë fazën përgatitore para stinorit pranveror. 

(Kosova Sot Online)