El Shaarawy pozitiv me koronavirus, shtyhen testet mjekësore te Roma

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 13:43
El Shaarawy pozitiv me koronavirus, shtyhen testet mjekësore te Roma

Shtyhen ekzaminimet mjekësore të Stephan El Shaarawy-t, i cili vendosi të kthehej te Roma, pas përvojës jo fort emocionuese te Shanghai në Kinë.

Tifozët verdhekuq duhet të presin edhe pak për ta parë sërish “Faraonin” me fanellën e Romës.

Sikurse njoftojnë mediet italiane, El Shaarawy ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Edhe pse ka ngarkesë të dobët virale, klubi kryeqytetas ka qenë i detyruar të shtyjë testet mjekësore (ishin planifikuar në orën 09:00 të kësaj të shtune).

Pozitiviteti i tij nuk i ndryshon planet e Romës: El Shaarawy do të nënshkruajë kontratë për dy vjet e gjysmë me pagë 3.5 milionë euro në sezon.

(Kosova Sot Online)