Munishi për Superkupën: Merrni mësim si referohet

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 13:45
Munishi për Superkupën: Merrni mësim si referohet

Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka reaguar për ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në futboll që po zhvillohet mes Prishtinës dhe Dritës.

Munishi përmes rrjetit të tij social ka pasur disa fjalë për nivelin e referimit në takimin që po zhvillohet në “Mardan”.

Gjyqtarët nuk janë kosovarë, kurse Munishi lavdëroi për nivelin e referimit, e po ashtu edhe dy ekipet për lojën që po e tregojnë.

Aktualisht, rezultati i ndeshjes është 2:1 për Prishtinën. 

https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/3992852210727760

(Kosova Sot Online)