Ylli i Milanit së shpejti publikon albumin e parë rap

  • S.A /
  • 23 January 2021 - 15:56
Ylli i Milanit së shpejti publikon albumin e parë rap

Ylli i Milanit, Rafael Leao do ta publikojë albumin e tij të parë rap më 29 janar.

Anësori portugez njoftoi lajmin në profilin e tij në Instagram, kurse titulli i albumit do të jetë “Beginning”.

Leao nuk është lojtari i parë i Serie A që përpiqet të hyjë në botën e repit, pasi portieri i Atalantas, Gollini publikoi këngën ë’Rapper coi guanti’ (Rapper me doreza).

Leao ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime me Milanin këtë edicion në 19 paraqitje në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online )