McGregor tregon arsyen e humbjes nga Poirier

  • A.P /
  • 24 January 2021 - 10:06
McGregor tregon arsyen e humbjes nga Poirier

Dustin Poirier e ka mposhtur Conor McGregorin në eventin e sotëm të UFC 257 me nokaut teknik.

Edhe pse McGregor pati iniciativën dhe sulmonte në vazhdimësi, në mesin e raundit të dytë Poirier pati disa goditje të fuqishme, të cilat nuk mundi t’i përballonte ‘The Notorious”, duke u mundur.

Pas ndeshjes, McGregor tha se humbja erdhi si pasojë e pasivitetit, por që prmtoi se do të rikthehet.

“Është e vështirë për të kapërcyer pasivitetin. Goditjet me këmbëve ishin të mira nga Poirier. Goditja në muskulin e ulët ishte shumë e mirë. Këmba ime ishte e vdekur. Unë nuk isha rehat siç ishte e nevojshme. Dustin ishte një luftëtar. Unë duhet ta pastroj atë dhe të kthehem. Kam nevojë për aktivitet. Ju nuk shpëtoni duke qenë joaktiv në këtë garë. Unë do të riorganizohem” – theksoi pas meçit Conor McGregor.

Dustin Poirier iu hakmor McGregorit pasi ishte mposhtur nga irlandezi në vitin 2014 brenda 90 sekondave.

(Kosova Sot Online)