Man Utd dhe Liverpool gati për aktin e dytë brenda javës

  • A.P /
  • 24 January 2021 - 10:28
Man Utd dhe Liverpool gati për aktin e dytë brenda javës

Në kuadër të raundit të katërt të Kupës FA, sot do të përballen Manchester United dhe Liverpool.

Para një jave, “Djajtë e Kuq” u përballën me ekipin e Klopp në kuadër të Premierligës, duke e përfunduar ndeshjen pa gola.

Por, tani patjetër do të ketë një fitues. Kjo pasi që nëse s’ka fitues brenda 90 minutave, do të ketë pas shtesave ose pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja zhvilllohet në “Old Trafford” dhe nis nga ora 18:00.

Edhe në ligë, Man Utd dhe Liverpool janë rivalë.

“Djajtë e Kuq” janë të renditur në vendin e parë me 40 pikë, kurse Liverpool në të katërtin me 34 pikë. 

(Kosova Sot Online)