Juventusi shfrytëzon “nderin” që i bënë Milani e Interi

  • A.P /
  • 24 January 2021 - 14:32
Juventusi shfrytëzon “nderin” që i bënë Milani e Interi

Juventusi ka arritur të shënojë fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Bolognas në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Arthur Melo realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 15-të, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në të dytën pamë po ashtu një gol. Amerikani McKennie e vulosi fitoren e “Zonjës së Vjetër”.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e katërt, shtatë më pak se lideri, Milani.

Kujtojmë se Juventusi e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot Online)