Klopp reagon pas humbjes: Mos u brengoseni për ne

  • S.A /
  • 25 January 2021 - 09:06
Klopp reagon pas humbjes: Mos u brengoseni për ne

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka reaguar ndaj humbjes së skuadrës së tij kundër Manchester Unitedit në FA Cup duke thënë se askush nuk ka përse të brengoset për të kuqtë.

Disfata ndaj rivalit të moçëm nënkupton se Liverpooli e ka fituar vetëm njërën nga shtatë ndeshjet e fundit.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka rënë në pozitën e katërt në Premierligë po ashtu, duke ngelur gjashtë pikë mbrapa liderit United.

“Pashë shumë hapa në drejtimin e duhur dhe gjithçka është mirë”, tha Klopp.

Mohamed Salah e kishte kaluar Liverpoolin në epërsi në një ndeshje drithëruese në Old Trafford, para se Unitedi ta përmbyste rezultatin përmes Mason Greenwood dhe Marcus Rashford.

Sulmuesi egjiptian e ktheu skuadrën e Kloppit të lojë duke e barazuar rezultatin, por vetëm përkohësisht, pasi Fernandes i ardhur nga stoli e pati fjalën e fundit duke realizuar gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë.

“Nuk është çka deshëm ne, prandaj ndihemi të tërbuar. Nuk ishim në nivelin tonë më të lartë por ne bëmë shumë hapa në drejtimin e duhur”, shtoi ai.

“Nuk keni përse të merakoseni për ne, sepse ne jemi një grup i bashkuar”

(Kosova Sot Online )