Chelsea ka vendosur ta shkarkojë Lampardin

  • S.A /
  • 25 January 2021 - 12:08
Chelsea ka vendosur ta shkarkojë Lampardin

Frank Lampard do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Chelseat, pasi u udhëhoqi skuadrën për vetëm 18 muaj, si pasojë e pesë humbjeve në tetë ndeshjet e fundit.

Lajmi për shkarkimin e tij vjen vetëm 24 orë pas fitores së Chelseat 3:1 kundër Luton Town në FA Cup, por forma e skuadrës në Premierligë lë shumë për të dëshiruar.

42-vjeçari ia doli të përfundojë në top katërshen e Premierligës me Chelsean sezonin e kaluar, gjë që u vlerësuar si arritje mbresëlënëse pasi klubi e kishte të ndaluar të transferonte lojtarë në verën që iu bashkua ai.

Megjithatë, Chelsea i shpenzoi rreth 250 milionë euro për blerje të reja këtë sezon, në përpjekje për ta ngushtuar hendekun me Liverpoolin dhe Manchester City në garë për trofe.

Por blerjet e reja kanë dështuar dhe paraqitjet e Chelseat si ekip janë përkeqësuar vazhdimisht.

Sipas mediave angleze, durimi i drejtuesve të klubit londinez me trajnerin Lampard është sosur dhe se ish-mesfushori i Chelseat dhe Anglisë do të shkarkohet së shpejti.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe PSG-së, Thomas Tuchel, pritet ta zëvendësojë Lampardin në stolin e Chelseat. 

(Kosova Sot Online )