Gruaja e Valon Behramit si shqiponjë, pamje spektakolare nga gara ku doli e para

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 15:29
Gruaja e Valon Behramit si shqiponjë, pamje spektakolare nga gara ku doli e para

Eurosport e ka publikuar një video të paraqitjes së skitares Lara Gut Behrami, gjatë garave ndërkombëtare të skijimit, që u mbajtën këtë fundjavë.

Lara Gut – Behrami në garën për kupën e botës në skijim, ndërsa në video dëgjohet komentimi i skijmit të saj fantastik.

Aty thuhet se ajo po prin për më shumë se një sekond para konkurrentes së saj. Mediat ndërkombëtare e kanë përshkruar si “donimin e pastër i Gut-Behramit” në garat që u mbajtën në Crans Montana.

Kampionia zvicerane është bashkëshortja e futbollistit me origjinë nga Kosova, ish-kapitenit të kombëtares zvicerane, Valon Behramit.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Lara Gut-Behramit në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës këtë vit, pas asaj në St. Anton am Arlberg më 10 janar.

Ajo e mbylli garën me një kohë prej 1:15.63, duke e lënë prapa Tamara Tipplerin e Austrisë plot 0.93 sekonda.

Kjo fitore nënkupton se zonja Behrami prin në disiplinën e sllallomit të madh me 245 pikë, duke e kaluar bashkëlojtaren e vet Corinne Suter.

Gara e radhës për Lara Behramin është në sllallomin e madh të Kronplatz, në Itali. Më pas, garat do të zhvendosen në Gjermani. 

(Kosova Sot Online)