Ozilit i kthehet lumturia, s’mund t’i ndalë buzëqeshjet në stërvitjen e parë me Fenerbahcen

  • S.A /
  • 25 January 2021 - 16:36
Ozilit i kthehet lumturia, s’mund t’i ndalë buzëqeshjet në stërvitjen e parë me Fenerbahcen

Mesut Ozil u duk tejet i lumtur dhe plot buzëqeshje në stërvitjen e parë me Fenerbahcen, pas largimit nga Arsenali në fund të javës së kaluar.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë Ozil nënshkroi për klubin e Superligës së Turqisë javën e kaluar, pasi i kaloi shtatë vjet e gjysmë në Londrën Veriore.

Ishte një larg që Ozil shpresonte të ndodhte që prej fillimit të sezonit, pasi u përzë nga skuadra e Arsenalit për të gjitha garat në pjesën e parë të këtij sezoni.

Dhe Fenerbahce, i cili renditet në vendin e tretë në Superligë, ka shumë besim në Ozilin.

Ozil vuajti gjatë vitit të fundit, pasi kishte mbetur jashtë skuadrës së Arsenalit që prej marsit, kur e kishte zhvilluar ndeshjen e fundit për topçinjtë.

Ai tani e ka gjetur lumturinë sërish tani që do ta bartë fanellën e klubit që e adhuronte që prej fëmijërisë.

32-vjeçari ka nënshkruar kontratë trivjeçare me Fenerbahcen dhe i ka nisur ushtrimet me bashkëlojtarët e rinj menjëherë.

(Kosova Sot Online )