Mirel Josa merr drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare

  • S.A /
  • 25 January 2021 - 16:50
Mirel Josa merr drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare

Mirel Josa rikthehet në stolin e një skuadre të Shqipërisë pas pothuajse 4 vitesh.

Trajneri 4-herë kampion me Skënderbeun, ka arritur marrëveshjen për të firmosur një kontratë për 1 e vit e gjysmë me Kukësin.

Rrahman Hallaçi të cilit i është dhënë besim nga presidenti i nderit Safet Gjici do të vazhdojë të qëndrojë te Kukësi, por tashmë si asistent i Mirel Josës, shkruan Supersport.

Aventurën e fundit si trajner 57-vjeçari e ka patur te Prishtina në Superligën e Kosovës për 2 sezone nga 2017-ta në 2019-ën.

Josa do të synojë gjatë kësaj periudhe të ngrejë Kukësin në nivelet më të larta. Zyrtarizimi ende nuk ka ardhur por do të marrë formë në orët e ardhshme.

(Kosova Sot Online )