Mustafi në bisedime me Arsenalin për shkëputjen e kontratës

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 17:32
Mustafi në bisedime me Arsenalin për shkëputjen e kontratës

Shkodran Mustafi është në bisedime me Arsenalin për të përfunduar kontratën e tij herët mes interesit nga klubet në Gjermani dhe Itali, raportojnë mediat angleze.

Topçinjtë ishin përpjekur t’ia zgjasnin kontratën Mustafit verën e kaluar, me marrëveshjen e gjermanit që skadon më 30 qershor të këtij viti.

28-vjeçari Mustafi nuk ka luajtur që nga Boxing Day dhe përfaqësuesit e tij kanë shqyrtuar mundësitë për ta siguruar largimin e tij këtë muaj, në të njëjtën mënyrë që Mesut Ozil dhe Sokratis Papastathopulos janë larguar nga klubi ditët e fundit.

Ka interes nga klube në të gjithë Evropën, por klima aktuale financiare e bën shumë të vështirë që ndonjë skuadër të mund të përballojë të paguajë një tarifë transferimi për Mustafin, i cili mbërriti nga Valencia për një tarifë prej 35 milionë funta në vitin 2016.

Për këtë arsye, Mustafi dhe Arsenal po negociojnë për të shkëputur kontratën gjashtë muaj para kohe.


(Kosova Sot Online)