Barcelona synon t’ia zgjasë kontratën Dembeles, francezit nuk i ngutet

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 21:10
Barcelona synon t’ia zgjasë kontratën Dembeles, francezit nuk i ngutet

Klubi spanjoll, Barcelona po kërkon të rinovojë kontratën e sulmuesit francez, Ousmane Dembele.

Marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2022. Pra, Dembele ka kontratë edhe një vit e gjysmë me klubin katalunas.

Onda Cero raporton se lojtari nuk është fare në nxitim.

Dembele ka luajtur për Barcelonën 111 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola.

Që nga transferimi i tij nga Dortmundi në vitin 2017, shumicën e kohës e ka kaluar me lëndime, që kanë ndikuar shumë në karrierën e tij. 

(Kosova Sot Online)