“Ju s’keni dinjitet” Balotellit s’i lejohet të parkojë në stadiumin e Brescias

  • S.A /
  • 26 January 2021 - 09:38
“Ju s’keni dinjitet” Balotellit s’i lejohet të parkojë në stadiumin e Brescias

Mario Balotellit nuk i është lejuar ta parkojë makinën brenda parkingut të stadiumit të Brescias, Mario Rigamonti, të hënën në mbrëmje, pasi u akuzua nga tifozët ultras të Brescias për mungesë dinjiteti.

Balotelli u lind në Palermo në vitin 1990, por u rrit në Brescia dhe luajti për këtë klub sezonin e kaluar.

Megjithatë, ai e ndërpreu kontratën me Brescian menjëherë pas karantinës në qershor.

Ai i shënoi pesë gola në 19 ndeshje për Brescian.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit iu bashkua klubit nga Serie A Monza në dhjetor, por mungoi në takimin e të hënës kundër ish-klubit shkaku i lëndimit muskulor.

Balotelli nuk u prit mirë nga tifozët e ish-klubit të cilët e shpalosën një baner kundër tij pranë stadiumit.

“Ka lojtarë të tjerë të cilët e dashuruan këtë qytet, ju nuk keni vlerë për ne, jeni njeri pa dinjitet”, shkruhej në banerin kundër Balotellit.

Sipas Il Corriere della Sera, Balotellit madje iu mohua parkimi i makinës brenda stadiumit dhe ai u detyrua të parkonte diku afër stadiumit para se t’i bashkohej shefit ekzekutiv të klubit, Adriano Gallianit, për ta shikuar ndeshjen nga tribunat e Rigamontit.

(Kosova Sot Online )