Pamje skandaloze: Pepe zihet fytafyt me bashkëlojtarin e vet

  • S.A /
  • 26 January 2021 - 10:20
Pamje skandaloze: Pepe zihet fytafyt me bashkëlojtarin e vet

Pepe është në qendër të vëmendjes përsëri, pasi është kacafytur me bashkëlojtarin e vet te Porto, Loum N’Diaye, të hënën mbrëma.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit Pepe, i cili njihet si lojtar që e humb kontrollin shumë lehtë, u zu fytafyt me mesfushorin 24-vjeçar gjatë fitores së Portos kundër Farense.

Pepe, i cili është kapiten i skuadrës, u zemërua pasi N’Diaye kur ai kishte shkuar për ta përshëndetur.

Mbrojtësi veteran portugez e shtyu me të dy duart bashkëlojtarin e vet i mllefosur.

Gjyqtarit dhe lojtarëve të tjerë në fushë iu desh të ndërhynin për ta ndalur 37-vjeçarin.

Me këtë fitore, Porto ngel vetëm një pikë mbrapa liderit të Primeira Liga, Sporting CP.

(Kosova Sot Online )