Rahoveci – Ponte, derbi i mesjavës në Superligë

  • S.A /
  • 26 January 2021 - 13:58
Rahoveci – Ponte, derbi i mesjavës në Superligë

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës. Pejanët kanë 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore dhe tetë humbje.

Takim mjaft interesant është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Bardhekaltrit hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Rahovecit, kurse therandasit kanë tri fitore në stinorin pranveror dhe synojnë të vazhdojnë me fitore.

Prishtinasit kanë pesë fitore dhe 12 humbje, derisa Ylli 11 fitore dhe gjashtë humbje, 

Përballja vendimtare cilësohet mes Vëllaznimit dhe Trepçës, dy skuadra që kanë nga katër fitore dhe 13 humbje dhe synojnë të mbesin në elitë, andaj kjo përballje do të jetë mjaft interesante.

Xhiroja e 18-të përmbyllet me super sfidën ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, dy skuadra që kanë grumbulluar nga 29 pikë apo 12 fitore dhe pesë humbje.

Fituesi i këtij takimi do të jetë në krye të renditjes së elitës të basketbollit të Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online )