City e shkatërron WBA-në, rrëmben kreun në Premierligë

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 23:25
City e shkatërron WBA-në, rrëmben kreun në Premierligë

City është lider i ri në Premierligë me një pikë më shumë se Man United.

Manchester City ka vazhduar me formën e mirë javëve të fundit dhe për këtë, ka rrëmbyer tashmë kreun në Premierligë.

Me fitoren e madhe kundër WBA-së, 5-0, City arriti të rrëmbejë kreun në Premierligë tani me 41 pikë, një më shumë se Man United, me ndeshje të barabarta të zhvilluara.

Gundogan dy gola, Sterling, Cancelo, dhe Mahrez shënuan për fitoren e City,.

(Kosova Sot Online)