
Lexoni edhe:
Barella: E dëshmuam se jemi më të fortë se Milani
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka këmbëngulur se dallimi i vetëm mes skuadrës së tij dhe Interit në çerekfinale të Kupës së Italisë ishte përjashtimi i Zlatan Ibrahimovicit nga loja me karton të kuq.
Ibrahimovic e kishte kaluar Milanin në epërsi në pjesën e parë, para se të përjashtohej nga loja në fillim të pjesës së dytë pas dy kartonëve të verdhë.
Barella: E dëshmuam se jemi më të fortë se MilaniLexoni edhe:
Megjithëse e mbizotëroi Milanin, Inter vuajti derisa e gjeti golin e barazimit, kur Romelu Lukaku shënoi për 1:1 nga penalltia e fituar nga Barella.
Christian Eriksen, i ardhur nga stoli, shënoi gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për t’ia siguruar Interit kalimin në gjysmëfinale në çastet e fundit të ndeshjes.
Por, edhe pse skuadra e tij u dominua edhe kur Ibrahimovic ishte në fushë, Pioli beson se kuqezinjtë do të kishin mundur ta ruanin epërsinë minimale deri në fund.
“Jam i zhgënjyer që u eliminuam, sepse na bënte për këtë garë. Kjo paraqitje tregon se ne jemi skuadër e fortë e cila mund të mbahet mirë, por gjërat u bënë shumë më të vështira kur mbetëm me 10 futbollistë në fushë”, tha Pioli pas ndeshjes.
Ai shtoi: “Ishte një ndeshje e baraspeshuar, dallimi i vetëm ishte që ne ishim me një lojtar më pak. Sikur të ishim 11 kundër 11, loja ishte e hapur për çdo rezultat dhe ne po fitonim 1:0”.
(Kosova Sot Online )