Pamje: Çfarë tha Ibrahimovici që e tërboi Lukakun

  • S.A /
  • 27 January 2021 - 09:48
Pamje: Çfarë tha Ibrahimovici që e tërboi Lukakun

Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku – dikur bashkëlojtarë në Manchester United – u përfshinë në një përleshje verbale të paparë në fushë të martën në derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit.

Sulmuesi i Milanit Ibrahimovic u akuzua për gjuhë raciste dhe ofenduese ndaj sulmuesit të Interit, në derbin që Milani e humbi 2:1 në çerekfinale të Kupës së Italisë. Por raportohet se Ibrahimovic e ka mohuar se kishte përdorur gjuhë raciste ndaj Lukakut. Si ndodhi incidenti mes tyre?

Lukaku e fitoi Ibrahimovicin të takoheshin jashtë pas ndeshjes. Ibrahimovic qeshi dhe i tha: “Në rregull, ftoje dhe nënën tënde”. Kjo e tërboi dhe e ndezi sulmuesin belg, të cilin mezi e përmbanin bashkëlojtarët e vet.

Zlatani më pasi i tha: ‘Bëje ritualin tënd të leshit voodoo”. Tërbimi i Lukakut vazhdoi të rritej dhe ai ia ktheu Ibrahimovicit “Pirdhuni ju dhe gruaja juaj” teksa e ndoqi suedezin drejt tunelit pas përfundimit të pjesës së parë.

Kjo u lexua në Itali si shprehje raciste, por Sky Sport Italia raporton se përfaqësuesin e Milanit kanë siguruar se Ibrahimovici e ka mohuar çfarëdo ofendimi racor. Besohet se Ibrahimovici po i referohej një deklarate të njërit prej pronarëve të Evertonit, Farhad Moshiri, i cili më 2018 kishte thënë se Lukaku e kishte hedhur poshtë ofertën e tyre të re pasi e kishte marrë nje mesazh “voodoo”. “Ne i ofruam kontratë më të mirë se Chelsea dhe menaxheri i tij erdhi për ta nënshkruar. Robert (Elstone, shefi ekzekutiv i Evertonit) ishte aty, çdo gjë ishte në vend, kishte edhe gazetarë jashtë, por pastaj në takim Rom i telefonoi të ëmës. Pastaj tha se ishte në pelegrinazh në Afrikë apo diku, se duhej ta bënte një voodo dhe se e kishte pranuar një mesazh që i thoshte së duhej të shkonte në Chelsea”, kishte thënë Moshiri para tri vjetëve. Lukaku e kishte mohuar tërë këtë ngjarje dhe iu bashkua Manchester Unitedit e jo Chelseat siç pretendonte Moshiri. Përfaqësuesi belg e kishte kërcënuar Moshin me padi për atë deklaratë. Një përfaqësues i Lukakut kishte shpjeguar më vonë: “Romelu është besimtar katolik dhe voodoo nuk është pjesë e fesë së tij. Ai thjesht nuk kishte besim në Evertonin e as në projektin e Moshirit. 

(Kosova Sot Online )