Conte ka vendosur ta mbajë Eriksenin, e konfirmon pas golit fantastik që e shënoi nga gjuajtja e lirë

  • S.A /
  • 27 January 2021 - 10:19
Conte ka vendosur ta mbajë Eriksenin, e konfirmon pas golit fantastik që e shënoi nga gjuajtja e lirë

Trajneri i Interit, Antonio Conte, pret që Christian Eriksen të qëndrojë te zikaltrit, përkundër spekulimeve të vazhdueshme për largimin e tij.

Mesfushori që u transferua nga Tottenham Hotspur në janarin e kaluar, u inkuadrua në pjesën e dytë të derbit ndaj Milanit dhe e shënoi golin e fitores me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë. Danezi ka vuajtur prej se iu bashkua Nerazzurrëve dhe e kishte kërkuar largimin, ashtu që është vënë në listën e shitjeve nga shefi ekzekutiv, Giuseppe Marotta. Megjithatë, pas fitores ndaj Rossonerëve në Kupën e Italisë, Conte ka thënë që nuk e dëshiron largimin e tij. “Tash e një muaj po e them të njëjtën gjë: ‘Kjo është skuadra e Interit’. Askush nuk do të vijë, askush nuk do të largohet. Vazhdoj ta them këtë, por duket se askush nuk po më beson”.

“Po punojmë me Eriksenin në aspektin teknik për të gjetur alternativë për (Marcelo) Brozovic, sepse nuk e kemi dikë të tillë në skuadër”.“Christian është një djalë shumë inteligjent, ka cilësi, është pjesë e projektit dhe jam i gëzuar që e shënoi atë gol… Është shumë i turpshëm, prandaj shpresoj që ky gol ta shkundë dhe ta nxjerrë nga mburoja e tij”, ka deklaruar trajneri për RAI Sport. 

(Kosova Sot Online )