Vendimi është marrë: Barcelona nuk e transferon Eric Garcian në këtë muaj

  • S.A /
  • 27 January 2021 - 16:19
Vendimi është marrë: Barcelona nuk e transferon Eric Garcian në këtë muaj

Pas një takimi të zhvilluar nga bordi i Barcelonës, është marrë vendimi që Eric Garcia nuk do të transferohet në afatin e janarit në Camp Nou.

Kontrata e spanjollit me Manchester Cityn skadon në verën e këtij viti, dhe katalunasit shpresojnë të marrin atë me parametra zero.

Por, lojtari mund të bindet që të rinovojë kontratën me Citizens dhe situata për Blaugranasit të vështirësohet në afrimin e tij. Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të thellë financiare dhe nuk duan që të shpenzojnë më shumë në transferime.

Klubi nga La Liga shpreson që lojtari të nënshkruajë si transferim i lirë dhe paga tij mos të jetë shumë e lartë.

Tashmë dihet se lojtarët kanë hequr dorë nga një pjesë e parë, mirëpo bordi i tyre kalon shifrën e një miliard euro. 

(Kosova Sot Online )