Reagon Ibrahimovic: “Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm”

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 19:19
Reagon Ibrahimovic: “Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm”

Debati i ashpër mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakun në çastet e fundit të pjesës së parë të derbit Inter-Milan i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë ka bërë xhiron e botës pasi dy nga sulmuesit më të mirë në botë, ofenduan rëndë njëri-tjetrin dhe për pak sa nuk u kapën edhe me duar.

Është folur shumë gjatë për këtë episod, por i pari që theu heshtjen nga dy protagonistët është sulmuesi i Milanit.

Suedezi ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, ku përjashton çdo akuzë për racizëm.

“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm. Ne jemi të gjithë në të njëjtën garë dhe të gjithë jemi të barabartë!! Ne jemi të gjithë lojtar, por disa janë më të mirë se të tjerët”, shkruan 39-vjeçari.

(Kosova Sot Online)