Lazios nuk i mjafton goli Muriqit, Atalanta fiton me 10 lojtarë

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 19:41
Lazios nuk i mjafton goli Muriqit, Atalanta fiton me 10 lojtarë

Muriqi e ka gjetur golin e parë me fanellën e Lazios, por s’i ka mjaftuar ekipit të tij që të triumfojë sonte kundër Atalantës, duke pësuar humbje 3-2.

Atalanta e ka eliminuar Lazion për të siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Në këtë mbrëmje shënuan edhe shqiptarët, Vedat Muriqi për Lazion dhe Berat Gjimshiti për Atalantën.

Pjesën e dytë Atalanta e luajti me një lojtar më pak, pasi Jose Luis Palomino u përjashtua me të kuq.

(Kosova Sot Online)