Juve pa probleme kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 22:45
Juve pa probleme kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Të besuarit e Andrea Pirlos triumfuan 4-0 në shtëpi, për të cilën ndeshje nuk ishte ftuar Cristiano Ronaldo.

Pas 16 minutave lojë, “Zonja e Vjetër” e gjeti golin e epërsisë me anë të Alvaro Moratas, që shënoi nga pika e bardhë për 1-0, penallti e fituar nga Adrien Rabiot.

Etrit Berisha, portieri i Kombëtares shqiptare, pas disa minutave pranoi një tjetër gol.

Për 2-0 shënoi talenti 21-vjeçar, mbrojtësi i majtë, Gianluca Frabotta, në minutën e 33-të.

Nuk mungoi as Dejan Kulusevski, që bëri një paraqitje shumë pozitive.

Ai shënoi për 3-0 në minutën e 78’, para se Chiesa të realizojë për 4-0 në atë të 94′. 

(Kosova Sot Online)