Barcelona kualifikohet me përmbysje, me golat e Messit dhe De Jong

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 22:59
Barcelona kualifikohet me përmbysje, me golat e Messit dhe De Jong

Barcelona ka prerë biletën për fazën tjetër të “Copa del Rey”.

Në një mbrëmje ku u rikthye Lionel Messi, Barça u desh të vuajë që të gjejë fitoren, të cilën e arriti me përmbysje, për të triumfuar në fund 2-1.

Fran Garcia realizoi për 1-0 në minutën e 63-të, duke i befasuar mysafirët.

Por, Barça reagoi shpejtë, Lionel Messi nuk i la të gëzohen shumë vendasit, duke shënuar për 1-1 në minutën e 69-të.

Kurse fitoren dhe kualifikimin ia siguroi De Jong, që realizoi për 2-1 në minutën e 80-të.

Kujtojmë se Barcelona është favoriti kryesor për ta fituar këtë trofe, pas eliminimeve të Atletico Madridit dhe Real Madridit. 


(Kosova Sot Online)