“Titulli? Është shumë larg” – top katërshja është objektiv i Tuchel me Chelsean

  • S.A /
  • 28 January 2021 - 10:43
“Titulli? Është shumë larg” – top katërshja është objektiv i Tuchel me Chelsean

Thomas Tuchel ka frikë se titulli i Ligës Premier tashmë është i paarritshëm për Chelsean dhe se objektivi duhet të jetë përfundimi në top-katërshe.

Trajneri i ri i Bluve e nisi me barazim pa gola (ndaj Wolverhampton Wanderers) aventurën e tij në Ligën Premier dhe e ka në plan të ndërtojë një skuadër konkurruese.

Mirëpo, ai e ka të qartë se titulli është larg i arritshëm, duke qenë se lideri Manchester City ka 11 pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. “Titulli? Oh, është shumë larg, e dini këtë. Jo, duhet të jemi realë”, është përgjigjur Tuchel kur është pyetur se a mund ta fitojë Ligën Premier këtë sezon. “Kur nënshkruan për Chelsean si lojtar ose në rastin tim si trajner, nënshkruan me pritshmëritë për të sfiduar për tituj. Kjo do të thotë për Ligën Premier për Ligën e Kampionëve dhe për të gjitha kupat. Është absolutisht e qartë”.

“Në të njëjtën kohë, duhet të jemi realë. Ka shumë skuadra ndërmjet nesh dhe pozitës së katërt dhe shumë pikë ndërmjet nesh”.

“Gjëja më e mirë është që të mos e humbim përqendrimin dhe të mos shikojmë shumë larg”, ka shtuar trajneri duke theksuar se dëshiron të ndërtojë një skuadër të cilës të gjithë do t’ia kenë frikën.

(Kosova Sot Online )