Kualifikimet për Euro 2023: Kosova U21 në grup me Anglinë dhe Shqipërinë përsëri

  • S.A /
  • 28 January 2021 - 14:19
Kualifikimet për Euro 2023: Kosova U21 në grup me Anglinë dhe Shqipërinë përsëri

Kualifikimet për Euro 2023: Kosova U21 në grup me Anglinë dhe Shqipërinë përsëri. Ekipi kombëtar U21 i Kosovës i ka mësuar sot kundërshtarët për fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023. Sot në selinë e UEFA-s në Nion u bë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për kombëtaret U21.Kosova do të luajë në Grupin G, ku sërish do të përballet me Anglinë, Shqipërinë dhe Andorrën, derisa pjesë e grupit janë edhe Republika e Çekisë dhe Sllovenia.

53 ekipet e përfshira në këto kualifikime do të nisin garën nga muaji mars për 14 vende në EURO 2023, ku do t’i bashkohen vendet nikoqire Gjeorgjia dhe Rumania. Ndërkohë, orari i ndeshjeve nëpër grupe do të caktohet ndërkohë gjatë ditës. Faza kualifikuese do të nisë në mars 2021 dhe do të përfundojë në qershor 2022. Kosova U21 kishte dështuar në kualifikimet për EURO 21, duke ngelur e parafundit në Grupin 3 me vetëm 9 pikë nga 10 ndeshje. Nga ai grup u kualifikua Anglia si lidere me 28 pikë, ndërsa Shqipëria e mbylli grupin në vendin e tretë, pas Austrisë dhe mbi Turqinë, Kosovën dhe Andorrën

(Kosovca Sot Online )