“Messi më tha ende s’e di çka do të bëjë, por duket se do të largohet”

  • S.A /
  • 29 January 2021 - 09:50
“Messi më tha ende s’e di çka do të bëjë, por duket se do të largohet”

“Messi më tha ende s’e di çka do të bëjë, por duket se do të largohet”

A do të largohet Lionel Messi nga Barcelona?

Është pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë dhe do të vazhdojë deri në qershor, kur do të mësohet përgjigjja përfundimtre.

Lionel Messi është në vitin e fundit të kontratës me Barçën dhe dëshira e tij ishte që të largohet verën e kaluar, por qëndroi me insistimin e klubit, por nuk dihet nëse do të vazhdojë ta veshë fanellën e katalunasve edhe pas qershorit.

Lidhur me këtë së fundmi ka folur edhe Armenteros, njeriu që u takua ditë më parë me Leon në Kupën e Mbretit dhe bisedoi për disa sekonda.

Ai, në El Chiringuito, zbuloi se: “Messi më tha se ende nuk e di se cfarë do të bëjë. Më dha përshtypjen se po largohet”.

Manchester City dhe Paris Saint Germain shihen si destinacionet e mundshme nëse Messi vendos t’i japë fund aventurës me klubin ku u rrit dhe u zhvillua si lojtar, për t’u shndërruar në më të mirin në botë dhe në histori të futbollit gjithashtu. 

(Kosova Sot Online )