Zyrtare: Rovella te Juventusi, Portanova e Petrelli te Genoa – publikohen shifrat e transferimeve

  • S.A /
  • 29 January 2021 - 10:12
Zyrtare: Rovella te Juventusi, Portanova e Petrelli te Genoa – publikohen shifrat e transferimeve

Juventusi ka publikuar shifrat zyrtare të marrëveshjes me Genoan rreth shkëmbimit që përfshin emra si Nicolò Rovella, Manolo Portanova dhe Elia Petrelli.

Rovella, 19 vjeç, ka nënshkruar me Zonjën e Vjetër, por do të qëndrojë i huazuar në Genoa deri në fund të sezonit, ndërsa Portanova dhe Petrelli menjëherë do të transferohen në Marassi me marrëveshje të përhershme. Juventus ka publikuar shifrat zyrtare të marrëveshjes.

Nicolò Rovella i ka kushtuar Juventusi për një shumë prej 18 milionë euro të pagueshme në tre vjet.  Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4-vjeçare deri më 30 qershor 2024. Në anën tjetër Manolo Portanova është vlerësuar 10 milionë euro që do të paguhen për tre vjet. Edhe Elia Petrelli ka kaluar te Genoa për 8 milionë euro. Duke shikuar vlerat e lojtarëve, Juventusi ka konfirmuar se transferimet janë mbyllur në formë shkëmbimi. 

(Kosova Sot Online )