Tuchel i sheh si shumë të rëndësishëm, Chelsea gati t’ia vazhdojë kontratat Jorginhos dhe Thiago Silvës

  • S.A /
  • 29 January 2021 - 16:35
Tuchel i sheh si shumë të rëndësishëm, Chelsea gati t’ia vazhdojë kontratat Jorginhos dhe Thiago Silvës

Thomas Tuchel ditë më parë është zyrtarizuar në krye të Chelseat si trajner i ri i klubit.

Trajneri gjerman debutoi në bankën e londinezëve në barazimin 0-0 ndaj Wolverhampton.Me ardhjen e Tuchel në skuadër, mesfushori brazilian me pasaportë italiane Jorginho u rikthye në formacionin bazë. Meediat angleze kanë raportuar se Tuchel i ka bërë me dije klubit që t’i vazhdohet kontrata dy lojtarëve, Jorginhos dhe Thiago Silvës.

Mesfushori i Kombëtares së Italisë ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, ndërsa pritet që ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

I njëjti fat e pret edhe veteranin e mbrojtjes, Thiago Silvën. 36-vjeçari ka kontratë me klubin deri në verë, por pritet që të vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Vlen të theksohet se Tuchel i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dy transferimet e para duhet të jenë David Alaba dhe Erling Haaland. 

(Kosova Sot Online )