Driton Kuka: Majlinda Kelmendi nuk ka aderuar në asnjë parti politike

  • A.P /
  • 29 January 2021 - 21:33
Driton Kuka: Majlinda Kelmendi nuk ka aderuar në asnjë parti politike

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka reagur duke thënë se Majlinda nuk ka aderuar në asnjë parti politike.

Ai në profilin e tij në Facebook tha se Majlinda dhe ekipi i xhudos është i Kosovës dhe mbarë popullit.

Kuka siguroi se Majlinda s’do të përfshihet në politikë derisa të është garuese aktive.

Ky reagim vjen pasi Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, Xheneta Syka ka postuar një fotografi të Majlinda Kelmendi, ku ka bashkuar fotografinë e saj me ish-presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugovën.

Në fotografi shkruhej kinse, Majlinda Kelmendi do ta votojë LDK-në në zgjedhjet e muajit shkurt. 

(Kosova Sot Online)