Infektohen me COVID-19 dy futbollistë të PSG-së

  • s. /
  • 30 January 2021 - 10:31
Infektohen me COVID-19 dy futbollistë të PSG-së

Pochettino nuk do të jetë në gjendje të llogarisë dy lojtarë për ndeshjen e ardhshme të Ligue 1. Marco Verratti dhe Abdou Diallo kanë rezultuar të dy pozitivë për koronavirus, të premten.

Ata janë asimptomatikë dhe në izolim, por nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjen e ardhshme zyrtare, thelbësore në përpjekjen për t’u distancuar më tej nga pretendentët e titullit, i cili përsëri i sheh parisienët si favoritë të mëdhenj.

Dy lojtarët e Pochettino nuk do të jenë në gjendje të sfidojnë Nimes më 3 shkurt, por mbi të gjitha rrezikojnë edhe klasiken e madhe të Francës kundër Marseille, të planifikuar për 7 shkurt.

PSG shpreson që të dy mund të negativizohen për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në mes të shkurtit. Verratti është një nga lojtarët thelbësorë për ekipin, tani një simbol i kursit të ri me AlKhelaii si president, ndërsa Diallo po ton terren gjithnjë e më shumë.

Diallo, në fakt, i ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet si titullar në kampionat, me përjashtim të rastit kur u ndalua për shkak të problemeve fizike. Me Pochettinon ka fituar besim të mëtejshëm. PSG ka 45 pikë në renditje dhe po lufton ngushtë me Lyon dhe Lille për të fituar titullin e Francës.

(Kosova Sot Online )