Dy takime tjera interesante sot në Superligë

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 09:26
Dy takime tjera interesante sot në Superligë

Superliga e Kosovbës në basketboll do të vazhdojë sot edhe me dy përballje mjaft interesante.

Golden Eagle Ylli që ka shënuar katër fitore në stinorin pranveror në katër ndeshje do të ndeshet me Vëllaznimin, që ka pësuar katër humbje në katër ndeshjet e stinorit pranveror.

Therandasit kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa kuqezinjtë katër fitore dhe 14 humbje.

Dueli mes Yllit dhe Vëllaznimit fillon nga ora 15:00.

Sfida e fundit e kësaj xhiroje do të jetë ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit.

Vreshtarët kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore dhe nëntë humbje nga 18 takime të zhvilluara deri më tani.

Përballja mes Rahovecit e Bashkimit nis nga ora 17:00. 

(Kosova Sot Online)