Vdes ish-futbollisti i Barcelonës

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 14:49
Vdes ish-futbollisti i Barcelonës

Ish-futbollisti legjendar i Barcelonës, Justo Tejada ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi spanjoll në profilin e tyre në Twitter.

Tejada ishte pjesë e Barcelonës për tetë sezone, duke bërë 194 paraqitje zyrtare për katalunasit, përcjell Gazeta Express.

Pas Barcelonës, ai kishte luajtur edhe për Real Madridin e Espanyolin. 

(Kosova Sot Online)