Chelsea triumfon pastër ndaj Burnleyt

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 15:16
Chelsea triumfon pastër ndaj Burnleyt

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 21-të në Premierligë.

Azpilicueta shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 40-të.

Në të 84-tën Marcos Alonso shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e “Bluve”.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 33 pikëv e në vendin e shtatë.

Njëherit, Thomas Tuchel shijon fitoren e parë si trajner i Chelseas, pas barazimit xhiron e shkuar.

(Kosova Sot Online)