Mërgim Vojvoda feston sot ditëlindjen

  • S.A /
  • 01 February 2021 - 09:37
Mërgim Vojvoda feston sot ditëlindjen

Futbollisti kosovar, i cili aktualisht është pjesë e ekipit italian Torino, Mërgim Vojvoda sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Mbrojtësi i djathtë aktualisht po kalon nëpër një fazë rikuperimi pas një lëndimi të vogël që e pësoi.

26-vjeçari nga Skënderaj siguroi një lëvizje tek ekipi i Torinos nga Standard Liege, pas paraqitjeve të mira që pati si me ekipin belg ashtu edhe në ndeshjet e Kosovës.

Urimet për të kanë qenë pafund, ndërsa vet lojtari i ka postuar në profilin e vet zyrtar në Instagram disa prej tyre. Edhe klubi i Torinos ia uroi me një postim në profilin e tyre zyrtar në Twitter. 

(Kosova Sot Online )