Publikohet audioja shokuese e mjekut të Maradonës: Bullafiqi po vdes

  • S.A /
  • 01 February 2021 - 10:13
Publikohet audioja shokuese e mjekut të Maradonës: Bullafiqi po vdes

Personi që supozohej se duhej ta shëronte dhe ta mbronte Diego Armando Maradonën, po rezulton gjithnjë e më shumë një figurë mjaft enigmatike.

Mesazhet zanore të Leopoldo Luque, neurokirurg i Diego Armando Maradonës dhe mjeku personal tij, kanë tronditur opinionin në Argjentinë. Dhe jo vetëm. “Rri e qetë Agustina, – i drejtohet Leopoldo Luque psikiatres, që ndiqte “El pibe de Oron”, në një bisedë të regjistruar të përfshirë në regjistrin e të dyshuarve.

“ne kemi bërë gjithçka që është e mundur. Ai ishte një pacient i vështirë, familja ishte në dijeni të situatës. E vetmja gjë që ju kërkoj tani është të më paralajmëroni në rast se familjarët janë të zemëruar dhe të më tregoni se çfarë kanë ndërmend të bëjnë”.

Nuk përfundon këtu, sepse Luque, teksa po ngiste makinën e tij në autostradë, duke shkuar në shtëpinë e “El Diez”, i dërgon një mesazh audio një kolegu që sapo kishte dëgjuar për lajmin tragjik të vdekjes së Maradonës. Ai shfaqet i ftohtë, aspak i tronditur nga ajo që kishte dëgjuar.

“Po, idiot, bullafiqi po vdes. Duket se ka pësuar një arrest kardio-respirator, po shkoj atje ”.

Materiali i rëndë u përhap nga portali argjentinas “Infobae” dhe nxiti tërbimin e shumë mbështetësve të Maradonës. Ndërkohë, Prokuroria e San Isidro vazhdon me hetimet.

(Kosova Sot Online )