Konfirmohet nga MKRS, ndeshjet e Final 8 luhen në praninë e tifozëve

  • S.A /
  • 01 February 2021 - 11:18
Konfirmohet nga MKRS, ndeshjet e Final 8 luhen në praninë e tifozëve

Tifozët do të rikthehen në palestrat e Kosovës. Ndeshjet e Final 8 në basketboll që mbahet në Suharekë do të luhen në praninë e tifozëve.

Tashmë kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Zëvendësministri, Arbër Grabovci e konfirmoi  se do të lejohen deri në 200 tifozë në ndeshjet e Final 8.

“Po tifozë do të ketë. Do të lejohen nga 200 tifozë” – theksoi Grabovci.

Ndeshjet e Final 8 zhvillohen nga 3 shkurti deri më 7 shkurt.

(Kosova Sot Online )