Ish-futbollisti i Barcelonës pensionohet në moshën 34-vjeçare

  • S.A /
  • 01 February 2021 - 12:15
Ish-futbollisti i Barcelonës pensionohet në moshën 34-vjeçare

Ibrahim Afellay ka vendosur “të varë këpucët në gozhdë”. 34-vjeçari holandez, i cili në gjysmën e parë të sezonit aktual ka qenë pa skuadër, i thotë mjaft futbollit të luajtur.

Gjatë sezonit 2019-2020 ka qenë pjesë e PSV Eindhovenit, ekipit ku fitoi katër tituj kampion në Eredivisie në fillmet e karrierës së tij. Gjithsesi, kulmin e arriti me fanellën e Barcelonës, ku gjatë sezonit 2010-2011 fitoi gjithçka: kampionat, Kupë dhe Champions League. Gjatë karrierës ka luajtur edhe për Olympiacosin në Greqi, Schalken në Bundesligë dhe Stoke City-n në Premier. Me përfaqësuesen e Holandës numëron 7 gola në 53 ndeshje.

(Kosova Sot Online )