Arijanet Muric pritet të huazohet gjatë ditës së sotme te Willem II

  • S.A /
  • 01 February 2021 - 16:54
Arijanet Muric pritet të huazohet gjatë ditës së sotme te Willem II

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric do të largohet nga Girona.

Lajmet e fundit nga Spanja, Anglia dhe Holanda kanë raportuar se reprezentuesi kosovar po kërkohet nga skuadra holandeze Willem II.

Nuk përjashtohet edhe mundësia që gardiani i Manchester Cityt të shkojë në një tjetër skuadër, por nuk pritet të qëndrojë te Girona.

Aro e kishte humbur vendin e titullarit te Girona pas një lëndimi, derisa Willem II po shihet si skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij.

City është i interesuar ta dërgojë Arijanetin në ndonjë skuadër ku do të luaj rregullisht.

Vlen të përmendet se Aro edhe më parë kishte qenë pjesë e Eredvisies, ku ishte i huazuar për një kohë të shkurtër tek NAC Breda.

Lojtari përveç klubit holandez NAC Breda dhe atij spanjoll Girona, kishte luajtur si i huazuar edhe për ekipin anglez Nottingham Forest. 

(Kosova Sot Online )