Pirlo: S’ka relaksim për Juven

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 18:58
Pirlo: S’ka relaksim për Juven

Andrea Pirlo ka thënë se Juventusi e njeh mirë Antonio Conte dhe ka treguar që Aaron Ramsey nuk do të luajë kundër Interit për shkak të një lëndimi në muskul

Zonja e Vjetër udhëton në Giuseppe Meazza për ndeshjen e parë të gjysmëfinales se Kupës së Italisë, të martën.

“Dëshiroj ta shoh skuadrën që ta njeh fuqinë e vet. Ne luajmë në ndeshjen e parë dhe kjo nuk është ndeshje decizive. Ne duhet që ta menaxhojmë ndeshjen”, tha Pirlo për Juventus TV.

“Ne do të ndryshojmë në këtë ndeshje, Buffon do të startojë në gol, Ramsey është jashtë shkaku i lëndimit të muskulit, por ne shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen e së shtunës”.

“Ky grup i lojtarëve ka dëshirë që të fitoj dhe ambiciet tona janë kruciale”.

Çfarë ka mësuar Juventusi nga humbja e fundit kundër Interit në fillim të muajit të kaluar?

“Shumë, është e vështirë për ne kur nuk jemi të koncentruar, ne nuk jemi Juventusi. Ne kishim fat që u përballëm me Napolin në finale tri ditë më vonë dhe ngritëm shpejt nivelin tonë”.

“Ne nuk mund të relaksohemi tani, pjesa e dytë e sezonit sapo ka filluar dhe ne kemi shumë ndeshje përpara”.

A pret ai ndeshje të vështirë?

“Ndeshjen e zakonshme nga Interi. Ne e njohim trajnerin e tyre shumë mirë dhe ne jemi të përgatitur për atë çfarë mund të ndodh. Ata mbrohen mirë dhe janë të rrezikshëm në kundërsulme dhe me vrapime në hapësira të hapura, ku ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”. 

(Kosova Sot Online)