“Kemi blerë një super lojtar, Shkodran Mustafin”

  • S.A /
  • 02 February 2021 - 08:44
“Kemi blerë një super lojtar, Shkodran Mustafin”

Ozan Kabak ka lënë Schalken për t’u transferuar në Angli te Liverpooli. Vendin e tij do ta zërë shqiptari, Shkodran Mustafi, që u ble nga Arsenali. Drejtori sportiv i Schalkes, Jochen Schneider, tha se ishte i pashmangshëm largimi i Kabak shkaku i pandemisë që ka goditur klubet financiarisht, por në anën tjetër beson se me Mustafin, klubi ka bërë zgjedhje të duhur.

“Ju duhet ta shikoni këtë transferim nga dy këndvështrime. Largimi i Ozan Kabak nga Schalke 04 ka shumë kuptim financiarisht, veçanërisht për shkak të efekteve të pandemisë së koronavirusit”, tha Jochen Schneider. “Për më tepër, ne besojmë se kemi nënshkruar me një qendërmbrojtës shumë të mirë me Shkodran Mustafin, i cili do të plotësojë boshllëkun që Ozan patjetër do të lërë”. 

(Kosova Sot Online )