Marseille transferoi një lojtar që nuk e donte, Andre Villas-Boas ofron dorëheqjen

  • G.G /
  • 02 February 2021 - 14:31
Marseille transferoi një lojtar që nuk e donte, Andre Villas-Boas ofron dorëheqjen

Trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas ka njoftuar se ka ofruar dorëheqjen e tij.

Sipas tij, kjo vjen për arsye se klubi francez e bleu Olivier Ntcham pa dëshirën e tij.

“Unë vetëm dua të largohem nga Marseille. Nuk po kërkoj asgjë tjetër nga bordi. Nuk kam marrë përgjigje ende nga bordi për ofertën time për dorëheqje” – theksoi ish-trajneri i Chelseas e Tottenhamit në konferencë për media.

Ai është te Marseille që nga viti 2019, ndërsa paraprakisht kishte punuar në Kinë. 

(Kosova Sot Online)