Kërkohet rikthimi i shikuesve në tribuna, s’ka ende përgjigje të prerë

  • G.G /
  • 02 February 2021 - 16:11
Kërkohet rikthimi i shikuesve në tribuna, s’ka ende përgjigje të prerë

Ende nuk ka vendim për rikthimin e tifozëve në stadiumet kosovare. Trajektorja e infektimeve me koronavirus në Kosovë nuk po bie, çka po i mban tifozët larg stadiumeve të paktën edhe për një kohë.

Rikthimi i tifozëve ishte temë diskutimi mes krerëve të FFK-së dhe ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Takimi ishte i fokusuar për gjetjen e mundësisë së rikthimit të tifozëve në numër të reduktuar në stadium për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 që nisin në mars.

Rreth kësaj çështje, Zemaj tha se do të veprohet varësisht nga situata, teksa kërkoi një model nga vendet evropiane, që ka qenë funksional dhe i cili do të mund të aplikohej edhe në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)